TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Te Guri Në Qafë Thanë
Ilir Shaqiri
Te Guri Në Qafë Thanë


Teksti :: Song Lyrics

Këtu tek ky gur, shpirt e gur,
ndahet Shqipëria nga Shqipëria,
zogun nga kënga e trupin nga rrënja,
trungun nga toka e trupin nga koka.

Këtu në Qafëthanë, një shekull na ndanë,
këtu në Qafëthanë je ti një mbretni nanë.

Gjergjit do t'i nxirrte shpata rrufe,
Naimit do t'i digjej ma heret mushkëria,
nga pamja dhe pyetja trishtuese:
A këtu e kështu ndaheshka Shqipëria?

Nga vajtoret shqip andej,
nga vajtoret shqip këndej,
vaj ninullat shqip andej,
ninull vaji shqip këndej.

Këtu në Qafëthanë, një shekull na ndanë,
këtu në Qafëthanë je ti një mbretni nanë.

Gjergjit do t'i nxirrte shpata rrufe,
Naimit do t'i digjej ma heret mushkëria,
nga pamja dhe pyetja trishtuese:
A këtu e kështu ndaheshka Shqipëria?

Gjergjit do t'i nxirrte shpata rrufe,
Naimit do t'i digjej ma heret mushkëria,
nga pamja dhe pyetja trishtuese:
A këtu e kështu ndaheshka Shqipëria?

DËRGOI:
Komente 0