Ilir Shaqiri
Syrgjyn Gjallë E Syrgjyn Vdekur
Syrgjyn Gjallë E Syrgjyn Vdekur
TEKSTI :: SONG LYRICS
Nënë moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vranë e na e shanë,
Na i thanë tradhëtar.
Se të deshte se të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nënë moj, të ra dëshmor.
Nënë moj, vajto, merr malin,
Larot t'a përmbysin djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.
Nënë moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vranë e na e shanë,
Na i thanë tradhëtar.
Nënë moj, m'a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s'i dhe as varr për hor.
Nënë moj, ç'është përpjekur
Gojë-mjaltë e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjallë e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.
Me tre plumba na i ranë,
Na e vranë e na e shanë,
Na i thanë tradhëtar.
Se të deshte se të deshnin,
Se të qante kur të qeshnin,
Se të veshte kur të çveshnin,
Nënë moj, të ra dëshmor.
Nënë moj, vajto, merr malin,
Larot t'a përmbysin djalin
Që me Ismail Qemalin
Ngriti flamur trimëror.
Nënë moj, mbaj zi për vllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vranë e na e shanë,
Na i thanë tradhëtar.
Nënë moj, m'a qaj në Vlorë
Ku të dha liri, kurorë,
Shpirt i bardhë si dëborë;
Ti s'i dhe as varr për hor.
Nënë moj, ç'është përpjekur
Gojë-mjaltë e zëmër-hekur,
Syrgjyn-gjallë e syrgjyn-vdekur,
Ky Vigan Liberator.
Kontribuan:
Komente 0