TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Drenicë O Diell
Ilir Shaqiri
Drenicë O Diell


Teksti :: Song Lyrics

Deshta t'nxjerr nji varg malli, nga zemra,
e të thurr nji këngë për ty.
Por ti këngë je e shkuar këngë,
ti je vet poezi.

Mblodha gurë e drurë,
e mora dheun t'i shtrydh shekujt kah vrapojnë.
Nëpër lugje, shtigje, maj maleve,
krojet tua jetë burojnë.

Do të nisem varg maleve,
këmbë zbath do t'doja të nisem unë, i pa gjum.
Për pak tokë e për pak qiell o nënë,
zogj pëllumbash paske shumë!

O Drenicë, o diell!!!
Diell i fale kombit nëpër vite.
Sa kush deshti ty te t'ngjaj o nënë,
o Drenica ime.

N'thinjat tua t'bardha si mal me dëborë,
mbulojnë këngë e dashuri.
Sa legjenda mban ti në krahror,
aq sa yjet në gjithësi.

Mblodha gurë e drurë,
e mora dheun t'i shtrydh shekujt kah vrapojnë.
Nëpër lugje, shtigje, maj maleve,
krojet tua jetë burojnë.

Do të nisem varg maleve,
këmbë zbath do t'doja të nisem unë, i pa gjum.
Për pak tokë e për pak qiell o nënë,
zogj pëllumbash paske shumë!

O Drenicë, o diell!!!
Diell i fale kombit nëpër vite.
Sa kush deshti ty te t'ngjaj o nënë,
o Drenica ime.

Kontribuan:
Donjeta Drenica,
Denis Osmani
Komente 2