TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Gjeneral Skënderi
Ilir Shaqiri
Gjeneral Skënderi


Teksti :: Song Lyrics

Zemra kërkon zemrën,
Dora kërkon dorën,
Kudo më vjen pas,
Dhimbja për Kosovën.

N’prehër të Evropës,
I bëj vitet palë,
Nisem e marr udhën,
S’ka forcë që t’më ndalë.

Urdhër përmbi udhër,
Lufta për lirinë,
Edhe bjeshkët e nemura,
Po mi bën lëndinë.

Fusha e lshon gjamën,
Mali qan furtunë,
Heheheeejjj
Gjeneral Skenderi,
Edhe qiejt po i tund.

Dridhe istikamin,
Pushka e don flamur,
Tundet krushkaparë,
Qëndro zemërgur.

Ndalin rrjedhen n’çast,
Bistrica dhe Drini,
Heeejj heeejj
Kreshnikët në gji,
Po i rrit Dukagjini.
Kreshnikët në gji,
Po i rrit Dukagjini.

Ngrehinë e atdheut,
Shtihet gjerë e gjatë,
Saranda e Vjosa
Vijnë e rendin bashkë,

Vjen edhe Albani,
I nderon të rënët,
Pastaj me babanë,
I merr n’radhë vendet.

Vdekja për lirinë,
Është rilindja vetë,
Jehonë nëpër qiej,
Mu sikur rrufe.

Fusha e lshon gjamën,
Mali qan furtunë,
Heheheeejjj
Gjeneral Skenderi,
Edhe qiejt po i tund.

Dridhe istikamin,
Pushka e don flamur,
Ndalin rrjedhen n’çast,
Bistrica dhe Drini,
Heeejj heeejj
Kreshnikët në gji,
Po i rrit Dukagjini.
Kreshnikët në gji,
Po i rrit Dukagjini.

DËRGOI:
Komente 0