TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Këngë Për Agim Zenelin
Ilir Shaqiri
Këngë Për Agim Zenelin

Teksti :: Song Lyrics
Dukagjin kala trimnije,
Nëpër stinë e nëpër mote heej,
Armët e krahut t’paskan hije,
Lart u ngjit lavdia jote.

Kur flakë digjej tokë e gjyshit,
Nënat palë i qonin bukët heej,
Një pikë gjak nga gjaku i trimit,
Bëhej pushkë bëhej barut.

Se atdheu në kamë na thirri,
Kush është trim e kush është djalë,
Dukagjin o kulla ime,
Rujma mirë plisin e bardhë.

[ref.]
Dridhje e plasje t’Jakup Ferrit,
Nuk më ulin gjunjëzojnë,
Që ta shporrim jashtë armikun,
Plagët e mia le t’kullojnë.

Skuqet Drini i Dukagjinit,
Çiftelisë flakë ju ba teli,
Nëpër këngë e nëpër kulla
Oooohoooh
Rrin kamëkryq Agim Zeneli.

Drin o Drin po t’çahen brigjet,
Ç’më jë skuqur e bërë gjak heej,
Ngrrihu n’kamë Luan Ismajli,
Për Kosovën t’marrim hak.

Se jemë pushkët nëpër shekuj,
Nëpër arka…
Se jemë zemra e Dukagjinit,
Plisa-bardhë si mal me borë.

Një grusht dhe, si…
M’thrrisnin shokët s’kisha kohë,
Se atdheu e lshoi kushtrimin;
Djalërinë në këmbë e do.

[ref.]
Dridhje e plasje t’Jakup Ferrit,
Nuk më ulin gjunjëzojnë,
Që ta shporrim jashtë armikun,
Plagët e mia le t’kullojnë.

Skuqet Drini i Dukagjinit,
Çiftelisë flakë ju ba teli,
Nëpër këngë e nëpër kulla
Oooohoooh
Rrin kamëkryq Agim Zeneli.

DËRGOI:
Komente 0