TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Kthehu
Ilir Shaqiri
Kthehu

Teksti :: Song Lyrics
Kthehu! Kthehu!
Kthehu udhës që ndrit hëna…
Kthehu! Kthehu!
Ktheju pragut ku t’pret nëna…

Kthehu! Kthehu!
Se mjaft rrugëve u rrope…
Kthehu! Kthehu!
Kthehu t’prehesh n’gji t’kësaj toke…

Nji grusht dhé nga aj i miri,
ku u plak gjyshi e i biri,
këmba zbathur ku t’ka prekur,
ku i ke t’gjallë e të vdekur.

Nëpër grusht o dheu ik jashtë,
atdheu mbetur brinjërr-asht,
si një zog që le folenë,
kthehu prap se këtu e gjenë.

Kthehu! Kthehu!
Mos hidh akull në flakë…
Kthehu! Kthehu!
Ktheju n’gryk të nënës plakë…

Kthehu! Kthehu!
Mos lësho rrënjë larg fisit…
Kthehu! Kthehu!
I japim shkëlqim plisit…

Nji grusht dhé nga aj i miri,
ku u plak gjyshi e i biri,
këmba zbathur ku t’ka prekur,
ku i ke t’gjallë e të vdekur.

Nëpër grusht o dheu ik jashtë,
atdheu mbetur brinjërr-asht,
si një zog që le folenë,
kthehu prap se këtu e gjenë.

Kthehu…!
Kthehu…!

DËRGOI:
Komente 0