TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Rrezja E Majesharrit
Ilir Shaqiri
Rrezja E Majesharrit


Teksti :: Song Lyrics

N’flakë të luftës nxenë korriku,
e pjekë grurin poshtë në rrafsh,
asnjë hap më tej armiku,
nuk i ngjitet Sharrit plak,
asnjë hap më tej armiku,
nuk i ngjitet Sharrit plak.

Komandant Rrahim Beqiri
e le [?] vjen n’kala,
pikon fresk nga degë e blirit,
mbi armiq shkarkon hata,
pikon fresk nga degë e blirit,
mbi armiq shkarkon hata.

Ja lshon zanin, o bjeshka kodrës,
po vjen Roki [?]
nga Presheva o prej Kosovës,
mu ku luftë ai ndez zjarre…

Sikur Gjergji me nanë plagë,
e ve kokën n’prehër t’nanës;
të kam thanë kthehem i gjallë,
në kullëlashtën e Dardanës,
të kam thanë kthehem i gjallë,
në kullëlashtën e Dardanës…

N’lufta t’reja prapë në ballë,
pararoja e lirisë,
ai që bie është i gjallë,
në kështjellën e lavdisë,
ai që bie është i gjallë,
në kështjellën e lavdisë.

Shokët heshtin ai buzëqesh,
si një rreze lugut t’Drinit,
banë me dorë e fal me shnet,
vetë babanë e Mujdinit,
banë me dorë e fal me shnet,
vetë babanë e Mujdinit.

Ja lshon zanin, o bjeshka kodrës,
po vjen Roki [?]
nga Presheva o prej Kosovës,
mu ku luftë ai ndez zjarre…

Sikur Gjergji me nanë plagë,
e ve kokën n’prehër t’nanës;
të kam thanë kthehem i gjallë,
në kullëlashtën e Dardanës,
të kam thanë kthehem i gjallë,
në kullëlashtën e Dardanës…

Lamtumirë Tetovë besnike,
e ju vllazën tetovarë,
se kush bie për këtë tokë;
nuk ka vdekur por është gjallë,
se kush bie për këtë tokë;
nuk ka vdekur por është gjallë…

DËRGOI:
Komente 0