TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Kur Hesht Iliri
Ilir Shaqiri
Kur Hesht Iliri

Teksti :: Song Lyrics
Ku ndriçon plisi, përthekon guna,
Ku është buka-bukë, e uji-ujë,
Ku digjet qiri, e tymon una,
Rrjedh lum Drini, e rrjedh lum Buna.

Ku digjet qiri, e tymon una,
Rrjedh lum Drini, e rrjedh lum Buna.

Natën e zezë, del para Abeja,
N’ballin e tij thur, me kujtime e gjak,
Midis kraharorit, të shkrepë rrufeja,
Klithmën e moçme, e zgjonë prapë.

Midis kraharorit, të shkrepë rrufeja,
Klithmën e moçme, e zgjonë prapë.

[ref.]
Ku heshtë Iliri, flet vetë Albani,
Në valle lisi, ku feston fisi,
Merr n’thu e bie, bie tirani,
Në male t’bardha, bardhon plisi.

Merr n’thu e bie, bie tirani,
Në male t’bardha, bardhon plisi.

E shpresa syrin, e hapë në diell,
E midis natës, në peshë të vonë,
Fjala fluturon, flet vetë në qiell,
Këngën e moçme, e bën jehonë.
Fjala fluturon, flet vetë në qiell,
Këngën e moçme, e bën jehonë.

Në vehte thur, vetë dijen e durimit,
Si këngën e dhembjes, dhembjes t’pafund,
N’botën e gjallë, t’humbjes t’shpëtimit,
Njohur rinjohur, përditë pa muj.

N’botën e gjallë, t’humbjes t’shpëtimit,
Njohur rinjohur, përditë pa muj.

[ref.]
Ku heshtë Iliri, flet vetë Albani,
Në valle lisi, ku feston fisi,
Merr n’thu e bie, bie tirani,
Në male t’bardha, bardhon plisi.

Merr n’thu e bie, bie tirani,
Në male t’bardha, bardhon plisi.

Në male t’bardha, bardhon plisi.
Në male t’bardha, bardhon plisi…

DËRGOI:
Komente 0