TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri & Korab Shaqiri - Ata U Bënë Dritë
Ilir Shaqiri & Korab Shaqiri
Ata U Bënë Dritë

Pasi u kurua në çdo aspekt, krijimi muzikor është prezantuar online i punuar me profesionalizëm edhe me një klip muzikor, video produksioni i të cilit u krijua nga Genc Berisha. Videoklipi u publikua më 1 Mars 2018. Kompozimin, tekstin, arranzhimin dhe produksionin në studio e krijoi Korab Shaqiri.
Teksti :: Song Lyrics
KORAB-Vijn' serish kujtimet e na zgjojne,
Mars, stuhi, gjemime qe dritherojne.
Harte e gjere e dashurise perndritet,
Ata u ben gur', e lule, yje, ne na rriten.
Zjarri pergamenes se pashuar,
femije qe mbajn diellin me dy duar.
Fluturojn permbi krah legjendash,
lidhin plaget me flamuj betejash.

ILIR-Shtigjeve t'atdheut plot me dhimbje,
N'gure te mermerte vec ditelindje,
kemisha bardhe pergjakur, kaltersive.
Fisi lasht qe mbin e rritet mes stuhive.
Zjarri pergamenes se pashuar,
femije qe mbajn diellin me dy duar.
Fluturojn permbi krah legjendash,
lidhin plaget me flamuj betejash.

REF X2 :Te perndritur qiellit mbeten,
dheut qe i lindi ja falen jeten.
Ata rrin atje nuk zbresin,
na mesuan lirine, per te cilen vdesin.

DËRGOI:
Renditja
Top 200
Komente 0