TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Atdheu I Shqiptarëve
Ilir Shaqiri
Atdheu I Shqiptarëve

Nisur nga dëshira për të dhuruar sa më shumë emocione, ky materiali muzikor u finalizua para shikuesve i plotësuar në sferën vizuale me një videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 23 Dhjetor 2019.
Teksti :: Song Lyrics
Po ku jeni dredharake?
Ju me zemra aq te nxira
Ju dinake e ju shushunja
Ju gjahtare ne erresira

Ç'na pa syri? ç'na pa syri?
hunda juaj ku nuk hyri
Te i miri, te i ligu
Te spiuni me i ndyri

Dallavera nëpër zyra,
dallavera në pazar,
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera
dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti,
që ju ngopi, që ju dendi!

REF.:
Koha dridhet e përdridhet
do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur
doemos jasht' do hidhet!
Ne kolltuk ku keni hipur
duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita
varet kombi në litar!
Grushti do të bjer'
përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve
po Atdheu i shqipëtarve!

Mirpo ju që s'keni pasur
as nevoj' as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë,
ju i thatë të ligut: "Peqe!"
Ç'na pa syri? ç'na pa syri?
hunda juaj ku nuk hyri
Te i miri, te i ligu
Te spiuni me i ndyri

Dallavera nëpër zyra,
dallavera në pazar,
dallavera me të huaj,
dallavera me shqiptar'
Vetëm, vetëm dallavera
dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti,
që ju ngopi, që ju dendi!

REF.:
Koha dridhet e përdridhet
do vij' dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem' e kalbur
doemos jasht' do hidhet!
Ne kolltuk ku keni hipur
duke hequr nderin zvarr',
ësht' trikëmbshi që përdita
varet kombi në litar!
Grushti rend do të bjer'
përmbi krye të zuzarve
Koha është e maskarenjve
po Atdheu...
Koha është e maskarenjve
po Atdheu i shqipëtarve!

DËRGOI:
Renditja
Top 200
Komente 0