TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Djemtë E Bacë Shabanit
Ilir Shaqiri
Djemtë E Bacë Shabanit


Teksti :: Song Lyrics

Pytë Drenica majen e Sharrit:
"Ku i kam djemtë e bacë Shabanit?"
Ul kambëkryq në odë t'Junikut,
n'ballë t'oxhakut, n'grykë t'Kaçanikut.
Si lagë shiu, as si lagë bora, heeejj
zemrat prush jau ndezë Kosova.

Rrethatoren e dadës Shotë,
e ka lidhë Ademi n'shokë,
dy koburre t'Boletinit,
nji për vete, nji n'brez të t'birit.
Burrat thonë n'oda t'Drenicës, heeejj
I kanë shtatë zemrat e Azem Galicës.

Dridhet toka e kullet mali,
zbret në fushë ai bacë Shabani;
djem e nipa i vinin anash,
janë shtat lisa e sy zanash.
N'dirgj galana e plis si bora, heeejj
për Kosovë su dridhet dora.

M'ka marrë malli Hamëz me t'pa,
si përpiqen vllau me vlla.
N'daç n'Prekaz e n'daç n'Burojë,
veç dy fjalë t'i flasë me gojë:
"Çou bre bre burrë se t'pret sharkia, heeejj
me ksi burrash bahet Shqipnia."

DËRGOI:
Komente 0