TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Tokë E Arbërit Këtu I Thonë
Ilir Shaqiri
Tokë E Arbërit Këtu I Thonë

Ky krijim muzikor bëhet i disponueshëm i përpunuar në spektrin vizual me anë të një klipi muzikor, për produksionin e të cilit u kujdes MProduction. Videoklipi u transmetua më 23 Maj 2021.

Teksti :: Song Lyrics

Retë e luftes na i sjellë stina,
Sjell furtunë e sjellë tallazë.
Ndalë njëherë piskasin trimat,
Për luanet jo s’ka kafazë.
---
Sot e mot Gllogjani vjetër,
Jo nuk bjen s'nenshtrohet kurrë.
Se i ka rrit fis me shqiponjen,
fjalë e besë kur flet njaj burrë.

Ref.:
||: Tokë e arbërit këtu i thonë,
nuk duron o këmbë robërie,
Sot e mot e për gjithmonë,
kan me çel gonxhe lirie. :||

Shtatin lis Fatmir Nimanaj,
Pushkën n'dorë e këngë majë krahu.
Jam sternipi i Met luftarit,
Jam or nipi i Sadik këngtarit.
---
Krah për krah o me Naimin,
Me Luanin balle lartë.
Si s'na u nda mor kurrë ai nipi,
Agim djali zemër zjarrtë.

Ref.:
||: Tokë e arbërit këtu i thonë,
nuk duron o këmbë robërie,
Sot e mot e për gjithmonë,
kan me çel gonxhe lirie. :||

Nji plumb t'fundit ruj për vete,
Siç run burri nji kujtim të rrallë.
Sa n'tokë time unë gjej prehje,
N'dorë t'armikut asnjëherë i gjallë.

Ref.:
||: Tokë e arbërit këtu i thonë,
nuk duron o këmbë robërie,
Sot e mot e për gjithmonë,
kan me çel gonxhe lirie. :||

Kontribuan:
Kleo.H,
L. Th.

VIDEOKLIPE

Komente 0