TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Shteg Diellor Hasan Prishtina
Ilir Shaqiri
Shteg Diellor Hasan Prishtina

Projekti u paraqit tek audienca e gjerë i realizuar edhe me anë të një videoklipi, i cili u publikua më 26 Janar 2024.
Teksti :: Song Lyrics
Për shumë vjet, e tej, një shekull,
bredh në kohëra e vjen sërish,
krejt i vetëm, mbi çdo mjegull,
i pamposhtur mes stuhish..
Krejt i vetëm, mbi çdo mjegull,
i pamposhtur mes stuhish..

Dritë e mendjes, ballit tënd,
lshon veç rreze kuptimplotë,
ooh nëpër mote..
N'oda, n'male e n'kuvend
na hapë udhë urtësia jote,
ooh drita jote..

[ref. 2x]
Ti je zjarri, i pashuar,
kur na liget moti e stina,
je frymëzim i pashterruar
shteg diellor Hasan Prishtina,
shteg diellor Hasan Prishtina.

Me ty flaka del nga zdralli,
gjithë shkëndija anë për anë,
mendjen lule, n'lule balli,
krisë deftere e çjerrë [?].
mendjen lule, n'lule balli,
krisë deftere e çjerrë [?].

Bane një jetë me plot furtuna,
luftë bashkimi e kryengritje,
ooh plot valëvitje.
Dikush shemb e ti ngre ura,
me ty nis emri përndritje,
ohh besë përtritje.

[ref. 2x]
Ti je zjarri, i pashuar,
kur na liget moti e stina,
je frymëzim i pashterruar
shteg diellor Hasan Prishtina,
shteg diellor Hasan Prishtina.

Ti je zjarri, i pashuar,
shteg diellor Hasan Prishtina,
je frymëzimi, i pashterruar
shteg diellor Hasan Prishtina,
Hasan Prishtina.

DËRGOI:
Komente 0