TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Safet Gjinovci
Ilir Shaqiri
Safet Gjinovci

Teksti :: Song Lyrics
Mbi Koshare ka rënë mjegull,
rrezja majit ja ka zanë,
komandanti gjak mbi vetull,
midis territ merr nishan.

I nxjerr armët ngjeshur n’brez,
hedh shikimin përmbi kodër;
ç’është ky gur që ngaka n’mes tokën?
Vlla me vlla, motër me motër.

heeeejjj
Safet Gjinovci e ndez flakën,
n’palcë armikut ja shtin tmerrin,
ka tetë vjet pa e parë nanë Salën,
pa e parë mor babë Ymerin.

Dridhen lisat, dridhet guri,
n’ballë të togut ai bën stuhi,
ku bje trimi lart flamuri,
gur kalaje o për liri.

Ku bje trimi lart flamuri,
gur kalaje o për liri.

Pushka e trimit n’kalë balade,
kapton shtigje mal me mal,
ku u nis e ku do t’ndalet,
në një kullë në Makërmal.

Ajo është nuse lirie,
është Safeti krushk i parë,
nëpër shtigje përjetësie,
rreze drite n’lapidar.

heeeejjj
Safet Gjinovci e ndez flakën,
n’palcë armikut ja shtin tmerrin,
ka tetë vjet pa e parë nanë Salën,
pa e parë mor babë Ymerin.

Dridhen lisat, dridhet guri,
n’ballë të togut ai bën stuhi,
ku bje trimi lart flamuri,
gur kalaje o për liri.

Ku bje trimi lart flamuri,
gur kalaje o për liri.

DËRGOI:
Komente 0