>
BIOSHQIP
Biografia
Ilire Zajmi është gazetare e shkrimtare. Ka studiuar drejtësinë. Magjistre e shkencave të gazetarisë e komunikimit masiv. Aktualisht punon në Radio televizionin publik të Kosovës ( RTK). Jeton në Prishtinë.
Autore e përmbledhjeve me poezi: “Këmbanat e mëngjesit”-Prishtinë (1991), “Baladë e bardhë “ – Prishtinë (2000), “Amnesia” në gjuhën angleze, shtëpia botuese Corpos Editora, Portugali (2011), ‘Ëndërr e huaj” në formatin e-book Filozofia urbane (2013), përmbledhjen me poezi në gjuhën frënge “C’est la fin” botuar nga shtëpia botuese l’Harmattan, Francë (2014).
Autore e romanit “Fashitja e ëndrrave rebele” Prishtinë (1996), “Era” bota shqiptare , 2014; librit publicistik bashkë me gazetarin italian Filippo Landi “Un treno per Blace” botuar në gjuhën italiane nga shtëpia botuese la Meridiana në Itali (1999); “Një tren për Bllacë”, shtëpia botuese Saga Prishtinë (2011), librit studimor nw fushwn e gazetarisw “Pamjet televizive dhe realiteti” shtëpia botuese Rozafa , Prishtinë (2011).
E prezantuar si autore në revistra letrare e antologji ndwrkonbwtare.
Poezitw e saj janë përkthyer në disa gjuhë të botës si anglisht, frëngjisht, italisht, portugalisht, rumanisht, në gjuhët malazeze, kroate, boshnjake etj.
Pjesëmarrëse në festivale ndërkombëtare të poezisë. Fituese e çmimit “Ventennale” në konkursin ndërkombëtar për poezi në Milano të Italisë, 2011. Fituese e çmimit të parë për poezi në manifestimin “Mitingu i Poezisë” edicioni i 49 në Gjakovë, maj 2013.