A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Te Te Them

Të të them se është e lehtë vetmia të gënjej
Është më e rëndë se plumbi më e zezë se vdekja

Të të them se kalorësit e bardhë dëfrehen në shtëpi publike
Jetojnë nga punë të pista ketë e di edhe ti


Të të them se pritja është e sikletshme kur nuk e di çka pret
Kristofor Kolombo mos më quaj se nuk zbulova një kontinent


Të të them se lumturia është mashtrim optik
vetëm të marrët kënaqen me jetën këtë e di edhe ti

Të të them se dashuria do të trokasë në portën tënde
Të të bëjë të ndihesh grua besomi peshës së fjalës

Se fatin tënd askush nuk e nënshkruan.

- poezi nga Ilire Zajmi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  8







Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019