TEKSTESHQIP

Iliret
Fjalet E Qiririt
Lyrics

Un’ për ju do rri të tretem,
Aq sa qiri të mos mbetem,
Të venitem, të digjem dot,
Kët’ dëshir’ e kam sa mot,
O as zjarrit nuk i druhem,
Dhe kurr’ s’dua që të shuhem,
Do të digjem me dëshir’,
Që të bëj drit’ sa më mirë,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo.

Kur tmë shifni se jam tretur,
Mos mendoni se kam vdekur,
Jam i gjall’ e jam në jet’,
Jam në dritën e vërtet,
Une jam në shpirtin tuaj,
Flakën time se merr i huaj,
Une jam në shpirtin tuaj,
Flakën time se merr i huaj,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo.

Më ësht’ falur mua durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Që të jeni ju më mirë,
Të mos mbeteni në errsirë,
Dua shum’ fjal’ të ju them,
Por kam frik’ se digjem shpejt,
Mos harroni urtësin’,
Trimërin’ dhe bujarin’,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo,
Oooo oooo oooo oooo oooo oo-oo-oo.

DËRGOI:
INFO
Videoteka e hiteve zgjerohet, sepse ky krijim muzikor është paraqitur para shikuesve i ilustruar me mjaft shije edhe me anë të një videoklipi, i cili u publikua me datë 29 Shtator 2012.