TEKSTESHQIP
Biografia
Ilirjan Grabovaj është tekstshkrues dhe artist i këngës popullore shqiptare. I lindur në komunën e Sevasterit, fshati Dushkarak i Vlorës, Ilirjan Grabovaj mbart që në fëmijëri rrënjët e thella të traditës dhe kulturës së Labërisë. Prej më shumë se 27 vitesh jeton në Vlorë, në zonën e njohur të Ujit të Ftohtë, duke mbetur gjithmonë i lidhur ngushtë me vendlindjen dhe muzikën popullore.

Rrugëtimi i tij artistik nisi herët. Në vitet 1985–1989, ai ishte aktiv në jetën muzikore, duke marrë pjesë me orkestrën lokale në dasma dhe aktivitete të ndryshme. Pas shërbimit ushtarak (1989–1991) dhe periudhës së punës në Greqi (1991–1995), ai u rikthye në Shqipëri pas ndarjes nga jeta të të atit, duke shënuar një kthesë të rëndësishme në jetën e tij artistike.

Pas kthimit, ai u përfshi aktivisht në këngën popullore, një pasion i trashëguar nga familja dhe tradita e pasur e Labërisë. Në vitin 1995 u bë pjesë e grupit të këngës popullore të të rinjve të Sevasterit, ndërsa më 2002 mori pjesë edhe me grupin e të rriturve të Sevasterit.

Në vitin 2010, themeloi grupin “Amantia”, ku përveç interpretimit, u dallua si autor i teksteve. Gjatë kësaj periudhe, ai shkroi dhe interpretoi këngë që fituan menjëherë vëmendje online dhe u bënë virale, si “Thelleza në kurorë”, “Zjarr Zjarr” dhe “Dasmë në Kaninë”, shumë prej të cilave u vlerësuan edhe në festivale të ndryshme, duke konfirmuar talentin e tij si tekstshkrues.

Pasioni për shkrimin e teksteve ka lindur që herët, fillimisht përmes vjershave humoristike dedikuar familjarëve dhe shoqërisë. Pikërisht aty u evidentua talenti i tij për rimë dhe ndërtimin e vargut. Me kalimin e kohës, ky talent u zhvillua duke shkruar tekste për grupet ku merrte pjesë dhe për këngëtarë të ndryshëm.

Përmes grupit “Amantia”, ai kontribuoi në zbulimin dhe promovimin e artistëve të rinj, disa prej të cilëve sot janë të njohur individualisht në skenën muzikore shqiptare, si Dea Hysenaj, Kontian Alliaj dhe Monteljo Zekaj. Tekstet e tij karakterizohen nga rimat të forta, emocionaliteti dhe lidhja e thellë me traditën popullore, duke ruajtur identitetin e këngës labërie ndër vite.

Sot, Ilirjan Grabovaj vazhdon të jetë aktiv me grupin e Sevasterit dhe si autor tekstesh për këngëtarë të ndryshëm, duke kontribuar në zhvillimin dhe promovimin e këngës popullore shqiptare, dhe duke i dhënë asaj jetë dhe emocion në çdo varg.

Ai numëron mbi 150 tekste të kenges popullore moderne.

Kontribuan:
Anxhela Grabovaj
Komente 0
Fanclub
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}