A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Ilirjan Zhupa
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.3 / Votuan:  12

Ilirjan Zhupa është shkrimtar dhe autor këngësh i njohur. Ilirian Zhupa është dobësia ime. Ndër poetët. Sepse miqësia jonë e vjetër, qysh nga sallat e auditorëve, ku studiuam bashkë, nuk i hyn në punë kërkujt. Veçse nuk mund të fsheh preferencat e mia të kahershme, për sa i përket poezisë.
Çapitnim poshtë një çadre, tek ktheheshim netëve nga Kafja e Madhe e Shkodrës për në fjetoret e ftohta studentore, dhe ai më thoshte poezitë e tij lirike më vjeshtët. Vjeshta e parë… Vjeshta e dytë… Vjeshta e tridhjetë. Dhe unë mrekullohesha. Dilja padashur nga çadra dhe s’e ndjeja shiun.
Rrinim pasditeve tek ballkoni i shtëpisë sime në Laç, gjatë uikendeve tona studenteske, i lexoja poezitë që mendoja t’i përmblidhja në librat e atëhershme, kurse ai më thoshte: “Më të mira janë ato të nënjastëkut, që më lexove mbrëmë, para se të flinim”. Dhe shtonte: “Kanë më shumë vjeshtë…”
Shëtisnim më vonë në Tepelenë, pasi qëlloi të fejoheshim në një kohë, në të njejtin qytet, dhe ai vazhdonte të më citonte ciklin e vjeshtave… Të vjeshtave të reja.
Tani, pas kaq kohësh, i dërgova nga Athina, një mesazh në Tiranë: “Po të dërgoj Pegasin tim, mik i vjetër. Më dërgo me të një cikël të ri me…vjeshtë”. Dhe ma dërgoi. Më mallëngjeu.
Lexojini dhe ju, miqtë e mi të rinj, dhe jam i sigurtë që do më kuptoni, pse thashë në fillim që Ilirian Zhupa është dobësia ime. Dhe jo vetëm ndër poetët.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019