(1978-2001)
Biografia
Shkollen fillore e kreu ne shkollen qe tashme mban emrin e tij, ishte nxenes i dalluar ne sjellje e sukses. Imriu gjithnje perfshihej ne aktivitete shkollore, ne kendin letrar por edhe ne aktivitetet sportive. Shkollen e mesme e mbaroi ne gjimnazin Zef Lush Marku - ku pervec personalitetit e karakterit shembullor, ai gjithmone ishte I prirur te ngriste zerin per baraza e drejtesi.
Gjate kesaj periudhe ishte I angazhuar ne aktivitete sportive e e kulturore duke ngritur gjithnje sa me lart idealin per atdhedashurine e vetdijen kombetare. Pas perfundimit te shkolles se mesme ai u regjistrua ne Fakultetin e Drejtesise,,Shen Kirili dhe Metodi'' - Shkup. Drejtesia ishte zgjedhja e tij e natyrshme, sepse buronte nga thellesia e shpirtit te tij te ndershem e parimtar.
Gjate jetes studentore u angazhua ne shoqata te ndryshme humanitare, me cka edhe i lindi idea per themelimin Shoqates Humanitare ''Jeta''. Si nje nder themeluesit e kesaj shoqate, ai dha shume nga vetja qe sadopak t'u zgjaste doren familjeve ne nevoje, ishte shume i dashur dhe i dhembshur - ai me fjalet e tij ngrohen shume zemra.
Imriu njihej per urtesine, respektin e bujarine. Ishte keshillues i drejte e praktikues i devotshem i fese. Gjate jetes se tij kishte fatin te vizitoje Umren. Me te gjithe ishte i afert ne bisede e keshille, i trajtonte te moshuarit me respect e femijet me dhembshuri.
Njekohesisht mbante lidhje te forta me studentet dhe bashkemoshataret, duke qene gjithmone factor bashkimi e frymezimi. Klubi studentor ''Elita'' nen drejtimin e tij, u be vend I frymes rinore, ku kultivohej dashura per dijen, lirine dhe atdheun. Si kryetar I klubit, ai dha kontribut te cmuar per unitetin e rinise shqiptare dhe perhapjen e vetdijes kombetare.
Me fillimin e luftes ne Kosove, ishte aktiv e vullnetar ne rrjedhat e aktivizimit dhe sistemimit te refugjateve ne fshatin Stenkovec. Ai qendronte me dite ne terren, ne ndihme te njerezve te perndjekur nga lufta, duke u ardhur ne ndihme me gjithe zemer. Megjithate, ndiente se detyrimi ndaj atdheut kerkonte me shume. I shtyre nga ndjenja e pergjegjsise kombetare vendosi t'i bashkangjitej radheve te UÇK - se. Bashke me shoket u nis per ne Koshare ku dha kontribut te madh, duke deshmuar ne heqjen e kufirit shqipatro - shqiptar.
Pas perfundimit te luftes ne Kosove ne qershor 1999 ai u kthye ne familje, e menjehere I filloi aktivitetet per nje sfide tjeter qe po e priste. Imriun e brengoste shume presioni e padrejtesia qe ushtroheshin te shqiptaret ne Maqedoni. Imriu ishte pjese e celulave te para te Ushtrise Çlirimtare Kombetare, me perkushtim e guxim ne rrugen e lirise. Derisa shpertheu lufta ne Maqedoni ai ishte percjelles bashke me shoket e tij, I sistemonin ushtaret qe dezertonin nga armata e Maqedonise duke iu bashkangjitur UÇK - se.
Me fillimin e luftes ishte e qarte se Imriu padyshim do te ishte pjesemarres ne te. Pas sulmit te familjes Zymberi ne Karadak, ne si familjare e denim se ne cdo qast Imriu do te nisej - dhe ashtu ndodhi. Ai u pershendet me familjen, kesaj here pak me ndryshe - me qetesine e atij qe e di se poshkon drejt nje rruge te madhe, ndonese te rrezikshme. Me shume veshtiresi mori leje e hallallek nga prinderit dhe u nis per ne lufte. Ra deshmor me 31.05.2001.