TEKSTESHQIP
Ina Prreja - Për Ty Baba
Ina Prreja
Për Ty Baba

Ka material edhe për videotekën shqiptare, sepse ky produkt muzikor vjen i finalizuar para shikuesve i ilustruar në spektrin vizual me videoklip, video produksionin e të cilit e përgatiti Fullmoon Production. Videoklipi u publikua më 6 Mars 2023. Për vijën melodike dhe për orkestrimin është kujdesur Edi Balili, teksa kënga mbart vargjet e shkruara nga vetë artistja.
Teksti :: Song Lyrics
Një yll u shua atje lart
Ike baba, s'tu gjenda pranë
Drobitur të gjeta atë natë
Djalit të vogël s'mi dhe uratë

Eh sa i rëndë që është ky peng
Të lashë të dergjur ty në shtrat
Sikur të mundja edhe një herë
Në prehrin tënd të rri një çast

Baba i dashur sa më mungon
Sa më djeg malli që kam për ty
E di e di një jetë s'mjafton
Të mi thajë lotët në këto dy sy

Në krahë tu hodha të t'perqafoj
S'të la sëmundja e mallkuar
Fjalët e fundit s'mund ti kuptoj
Në shpirtin tim fjalët shteruan

Pasioni që kishim ne për muzikën
Ne na bashkonte o baba
Shpejt ike shok i shpirtit tim
Kam mbetur si flutur pa krahë
Komente 0