Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Inis Neziri
  • Vendlindja:
  • Tiranë 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Shqipëri 
  • Mosha:
  • 19 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 12 Janar 2001
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♑ Bricjapi
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  108
Këndon kryesisht: pop

Inis Neziri është këngëtare e njohur. Pas 15 javësh garë, “Gjeniu i Vogël 5” e ka fituesin e tij. Ishte Inis Neziri, atëherë 12-vjeçare nga Tirana. Ta quash “të vogël” Inisin nuk është tamam me vend, sepse mjafton të mbyllësh sytë për të kuptuar se çfarë pushteti fshihet në atë trup hollak. Të këndosh “I have nothing” të Whitney Houston është një guxim i marrë. Ndoshta po të ishte pak më e rritur Inisi, do ishte menduar pak. Por ajo është vetëm 12 vjeç dhe këndon aq bukur, deri në frikë. Por Inisi nuk ishte vetëm. Përgjatë 15 javëve, në skenën e teatrit të televizionit “Klan” u ngjitën plot 32 fëmijë. Veç Inisit me një saktësi gati kompjuterike dhe një siguri çarmatosëse në skenë, nuk mund të mos të të bënte për vete Soni nga Shkodra, tenori i vogël, që përfshihej aq shumë në këngë, Elisa që bënte të përloteshin anëtarët e jurisë, Eranda nga Kosova krejt e veçantë në llojin e vet, Aurora me një seriozitet prej të rrituri, Genti nga Liboniku i Korçës, që u rrit aq shpejt nga e diela në të diel, Pamela, Rigersa… Çdonjëri prej tyre mund të kishte fituar në cilindo edicion të shkuar të “Gjeniut”. Por kësaj here ishte radha e Inisit, e cila u shfaq për herë të parë me këngën “Halelujah” (më e lehta që ajo këndoi atyre javëve), një ogur i mirë për rrugën që kishte përpara.

Finalja pa dyshim ishte nata me më shumë emocion. Këngëtarët e vegjël patën mundësinë të këndonin me emra të mëdhenj të muzikës shqiptare, që nga Vikena Kamenica, Pirro Çako, Aurela Gaçe etj. Një dalje jashtë kuadratit e kompozitorit Adrian Hila, që i ulur në piano i këndoi një këngë-falje së bijës, shoqëruar me shumë duartrokitje. Por nata ishte e gjenive të vegjël, të cilët morën secili nga një trofe të personalizuar dhe nga një dhuratë nga AMC. Ndërsa për fituesit e tri vendeve të para ofroheshin udhëtime turistike dhe një bursë në kolegjin “Wilson”. Pas garës me njëri-tjetrin, në finale mbërriti Inisi, Soni dhe Elisa. “Sa herë që jepja gjykimin tim, doja që natën të flija i qetë. Sot nuk do të mundem, sepse e di që do t’ia ha dikujt hakun”, tha kantautori Pirro Çako, pak para se të jepej çmimi. Por zarfi duhet të mbërrinte. Atë e ngjiti në skenë mexosopranoja Vikena Kamenica, e cila u shpreh se juria për herë të parë kishte marrë një vendim unanim. Fituese ishte Inisi! Kaq mjaftoi që skena të pushtohej nga fëmijët që bënë këtë edicion të “Gjeniut”, që vështirë të përsëritet sërish vitin që vjen.

Në vitin 2013, Inis Neziri shpallet fituese në Gjeniu I Vogel 5.

Në Dhjetor 2017, Inis Neziri merr pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën "Piedestal".

Në Tetor 2018, Inis Neziri merr pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Fli Ne Krahet E Mi", në bashkëpunim me Flori Nazifi.

Më datë 11 Maj 2019, Inis Neziri publikon videoklipin "E Theve". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Inis Neziri.

Në vitin 2019, një triumf në karrierën e saj muzikore ishte festivali ndërkombëtar “New Wave” në Soçi, Rusi, ku Inisi fitoi vendin e parë.

Në Shtator 2019, Inis Neziri merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Ishe Ti".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Komente

1

Fituese e

Gjeniu I Vogel

Profili

Snapchat

Instagrami

Zyrtar

Kanali

Youtube

Shto profile

të tjera



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet
Duke u ngarkuar... Prisni ju lutem
Shiko të gjitha komentet