TEKSTESHQIP

Inis Neziri
Melodi
Lyrics

Trëndafilat që me dhe
akoma i mbaj.
Ndonëse jane vyshkur,
ato janë pa faj.

Varsen që me dhe
në qafë unë e mbaj
Në mungesën tënde
shoqëron çdo hap.

Letrat e tua i lexoj
Rrahjet e zemrës po njësoj
si ditën kur t’njoha
E dija do t’doja

Aromën tënde po e ndjej
Shpresoj një ditë unë prap` të gjej sikur ti
por të dije ç’është dashuri

Do kujtoj të t’harroj kur jam bosh
Se nata bie dhe hëna të ndarë na shikon
Melodi, melodi më thoje ti

Dedikimet ne letra
për ty i kam shkru
Një dhuratë e vjetër
që ka me t’kujtu
nëntoret e fundit duke festu
para se gjithçka të merrte fund

Do kujtoj të t’harroj kur jam bosh
Se nata bie dhe hëna të ndarë na shikon
Melodi, melodi më thoje ti

Do kujtoj të t’harroj
Se nata bie dhe hëna të ndarë na shikon
Melodi, melodi më thoje ti

DËRGOI:
INFO
Melodia dhe teksti mbart firmë nga vetë këngëtarja, ndërsa për bazën instrumentale dhe për produksionin në studio është kujdesur Kedbeats.