Këngëtari Agron Hajdari, i njohur si Inorga prapë ka befasuar publikun më këngën që ka sjellë. E titulluar ‘A do të jesh me mua’ erdhi me videoklip dhe muzike shumë urbane, ku paraqiten fëmije duke luajtur në park, pastaj balerina që vallëzojnë e deri tek pleqtë që përcjellin muzikën së bashku më këngëtarin. Ky projekt është diçka që na ka munguar për shumë kohë madje nuk kemi pas rastin të shohim në këtë mënyre. Për admiruesit e gitares dhe tingullit të saj solo kjo kënge është përformuar nga legjenda e muzikës Rok Nexhat Macula. E orkestruare nga këngëtari dhe kompozitori Artan Bakija.
InorgA edhe pse nuk e shohim shumë në media ai merret me muzike që nga viti 1997 me këngën e kënduar nga Donika Gashi, por dhe nga kompilacioni i bendeve ‘Rock Rranjet e Prishtinës’.