>
BIOSHQIP
Biografia
Këngëtari Agron Hajdari, i njohur si Inorga prapë ka befasuar publikun më këngën që ka sjellë. E titulluar ‘A do të jesh me mua’ erdhi me videoklip dhe muzike shumë urbane, ku paraqiten fëmije duke luajtur në park, pastaj balerina që vallëzojnë e deri tek pleqtë që përcjellin muzikën së bashku më këngëtarin. Ky projekt është diçka që na ka munguar për shumë kohë madje nuk kemi pas rastin të shohim në këtë mënyre. Për admiruesit e gitares dhe tingullit të saj solo kjo kënge është përformuar nga legjenda e muzikës Rok Nexhat Macula. E orkestruare nga këngëtari dhe kompozitori Artan Bakija.

InorgA edhe pse nuk e shohim shumë në media ai merret me muzike që nga viti 1997 me këngën e kënduar nga Donika Gashi, por dhe nga kompilacioni i bendeve ‘Rock Rranjet e Prishtinës’.

Më datë 24 Shkurt 2017, Inorga publikon videoklipin "Me Mua".

InorgA na sjell një këngë dashurie e cila thot “Të du si gjaja”, një vepër Rock Classic e InorgA ai vazhdon të gjuaj e të bën turulencë në skenën Rock me Autenticitetin dhe Fuqin e Interpretimit Tekstit dhe Melodi Urbane. Teksti dhe muzika InorgA, Prodhuar nga Defy them me Producent e Gitarist Galdon Reqica baterist Granit Havolli.

Në Tetor 2023, InorgA merr pjesë në Festivali i Këngës Në RTK 2023 me këngën "Shumë Herë Më Nervozojnë".