TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Kthehu Tek Unë
Irma Kurti
Kthehu Tek Unë

Autore e tekstit është vetë artistja.
 Poezia është shkëputur nga libri "Humbur mes ngjyrash", botuar nga Youcanprint, 2022.

Teksti :: Song Lyrics

Kthehu tek unë, nëse s'je i lumtur,
nëse ditët i ke veshur me vetmi,
nëse katër muret e asaj shtëpie
nuk të bëjnë të lumtur kurrsesi.

Jashtë stuhitë pushtojnë qiellin,
rrufetë janë të vetmet neone që
ndriçojnë në rrugë; pikat e shiut
përplasen në çati e trokitjet në
derë imitojnë. Kthehu tek unë!

Rrëketë e shiut do t'i mbledh
në duar si pellgje të vegjël plot
me ujë; rrufetë do t'i shndërroj
në drita, rrugën ta ndriçojnë
sonte kur ti të kthehesh tek unë.

Kthehu tek unë, nëse s'je i lumtur,
nëse ditët i ke veshur me vetmi,
nëse katër muret e asaj shtëpie
nuk të bëjnë të lumtur kurrsesi.
Komente 0