
Irma Kurti
Do Të Kem Nevojë Për Ty
Do Të Kem Nevojë Për Ty
Autore e tekstit është vetë këngëtarja. Poezia është shkëputur nga libri "Nën bluzën time", botuar nga Dudaj, 2013.
Teksti :: Song Lyrics
Unë do të kem nevojë për ty
në ditët e dimrit,
kur shiu bie pareshtur
e pikat ngjasojnë me lotët
që rrjedhin nga shpirti im.
Do kem nevojë netëve të gjata,
kur flokët e dëborës në heshtje
do të puthin tokën
si mijëra telegrame që mbërrijnë
nga një tjetër botë.
Dhe atëherë, kur të jem e gëzuar,
se lumturia e trishtimi janë pranë,
nuk i ndan asnjë hap,
gazi shndërrohet në melankoli
në një çast.
Do të kem gjithnjë nevojë,
ndaj të lutem...
kujdesu për veten!
Do të kem gjithnjë nevojë,
ndaj të lutem...
kujdesu për veten!
në ditët e dimrit,
kur shiu bie pareshtur
e pikat ngjasojnë me lotët
që rrjedhin nga shpirti im.
Do kem nevojë netëve të gjata,
kur flokët e dëborës në heshtje
do të puthin tokën
si mijëra telegrame që mbërrijnë
nga një tjetër botë.
Dhe atëherë, kur të jem e gëzuar,
se lumturia e trishtimi janë pranë,
nuk i ndan asnjë hap,
gazi shndërrohet në melankoli
në një çast.
Do të kem gjithnjë nevojë,
ndaj të lutem...
kujdesu për veten!
Do të kem gjithnjë nevojë,
ndaj të lutem...
kujdesu për veten!
- Publikimi: 02/10/2025
- Ora: 16:22
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0