
Irma Kurti
Dridhem Si Gjethe
Dridhem Si Gjethe
Për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues vetë artistja. Irma Kurti: "Kjo këngë i kushtohet Nënës sime të shtrenjtë Sherife Kurti dhe të gjithë nënave që nuk ndodhen më midis nesh.". Poezia është shkëputur nga libri "Nën bluzën time", botuar nga Dudaj, 2013.
Teksti :: Song Lyrics
Më ndodh shpesh, gati çdo ditë
që nostalgjia më troket në shpirt
e pas ziles së celularit, Nënë,
më duket sikur do t'më flasësh ti:
"Shpirt i mamit vishu, bën ftohtë,
mos u lodh, kujdes për veten ki!"
Ndihem e mbrojtur e s'kam frikë,
më transformon në fëmijë zëri yt...
Nëna ime nuk mund të kthehet më,
ndihem e dobët, e vetme në botë,
s'më përkëdhel dot me vështrim,
dashuri e saj s'mund të më shpëtojë.
Ka ikur, ka ikur, ka ikur pa kthim,
askush në zemër s'ma zëvendëson,
s'mund të ndajmë së toku një gëzim,
as një dhimbje dhe as një pikë lot.
Përjetoj gjithnjë ndjesi të çuditshme,
dridhem si gjethe vjeshte dhe pres
që pas çdo zileje të telefonit, Nënë,
zëri yt t'më ledhatojë si fllad i lehtë.
që nostalgjia më troket në shpirt
e pas ziles së celularit, Nënë,
më duket sikur do t'më flasësh ti:
"Shpirt i mamit vishu, bën ftohtë,
mos u lodh, kujdes për veten ki!"
Ndihem e mbrojtur e s'kam frikë,
më transformon në fëmijë zëri yt...
Nëna ime nuk mund të kthehet më,
ndihem e dobët, e vetme në botë,
s'më përkëdhel dot me vështrim,
dashuri e saj s'mund të më shpëtojë.
Ka ikur, ka ikur, ka ikur pa kthim,
askush në zemër s'ma zëvendëson,
s'mund të ndajmë së toku një gëzim,
as një dhimbje dhe as një pikë lot.
Përjetoj gjithnjë ndjesi të çuditshme,
dridhem si gjethe vjeshte dhe pres
që pas çdo zileje të telefonit, Nënë,
zëri yt t'më ledhatojë si fllad i lehtë.
- Publikimi: 08/10/2025
- Ora: 13:30
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0