
Irma Kurti
Je Mërzitur Me Mua
Je Mërzitur Me Mua
Autorë të muzikës është Bruko Broadcast Radio, ndërsa autore e fjalëve të tekstit rezulton të jetë vetë këngëtarja.
Teksti :: Song Lyrics
Ndoshta ti je mërzitur me mua
vërtet s'të vë faj, u bë kaq kohë,
shpesh kam qarë në gjoksin tënd
e mbytur në mërzi, në lot.
Dhe pas çdo takimi pyetja:
"Kur do të shihemi sërish?"
Në këtë qytet të mekur nga fjalët
të rralla janë takimet tona, sigurisht.
Ndonjëherë kthej kokën të vështroj
në çastin kur je larguar nga unë,
ti nxiton, unë nuk dua ta kuptoj
se s'mund të të kem pranë vetes, si dikur.
Sepse më pëlqen të të jepem vetëm ty,
të flas si e marrë, të qesh, të qaj,
të futem në një botë të pakapshme,
të provoj ndjesi që askush tjetër s'm'i fal.
Ndoshta ti je mërzitur me mua
vërtet s'të vë faj, u bë kaq kohë,
shpesh kam qarë në gjoksin tënd
e mbytur në mërzi, në lot.
vërtet s'të vë faj, u bë kaq kohë,
shpesh kam qarë në gjoksin tënd
e mbytur në mërzi, në lot.
Dhe pas çdo takimi pyetja:
"Kur do të shihemi sërish?"
Në këtë qytet të mekur nga fjalët
të rralla janë takimet tona, sigurisht.
Ndonjëherë kthej kokën të vështroj
në çastin kur je larguar nga unë,
ti nxiton, unë nuk dua ta kuptoj
se s'mund të të kem pranë vetes, si dikur.
Sepse më pëlqen të të jepem vetëm ty,
të flas si e marrë, të qesh, të qaj,
të futem në një botë të pakapshme,
të provoj ndjesi që askush tjetër s'm'i fal.
Ndoshta ti je mërzitur me mua
vërtet s'të vë faj, u bë kaq kohë,
shpesh kam qarë në gjoksin tënd
e mbytur në mërzi, në lot.
- Publikimi: 20/10/2025
- Ora: 18:42
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
- Muzika:
Bruko Broadcast Radio
Komente 0