TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Pantoflat E Vetmisë
Irma Kurti
Pantoflat E Vetmisë

Kënga është përshtatur me një tekst nga vetë artistja.
 Poezia është shkëputur nga libri "Në borxh me dashurinë" botuar nga ADA, 2018.

Teksti :: Song Lyrics

Spektakli për sonte mbaroi
dhe sipari u ul me mundim,
aktorët: miqtë e mikeshat
u kthyen në shtëpi.

Salla u zhyt në gjysmëhije,
ikën të fundit spektatorë.
Teatri antik i hipokrizisë
vazhdoi të luhet edhe sot.

U bë vonë, duhet të shkoj
në strehëzën e qetësisë.
Poshtë divanit më presin
pantoflat e vetmisë.

Spektakli për sonte mbaroi
dhe sipari u ul me mundim,
aktorët: miqtë e mikeshat
u kthyen në shtëpi.

Salla u zhyt në gjysmëhije,
ikën të fundit spektatorë.
Teatri antik i hipokrizisë
vazhdoi të luhet edhe sot.
Komente 0