TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Streha E Kujtimeve
Irma Kurti
Streha E Kujtimeve

Këngën e punoi vetë këngëtarja.
 Poezia është shkëputur nga libri "Nuk është ky deti" botuar në Tiranë 2016.

Teksti :: Song Lyrics

Pashë në ëndërr shtëpinë në Tiranë
dhe shpirti mu mbulua me trishtim:
shirat e lagnin nga të gjitha anët,
erërat e rrihnin fort e pa mëshirë.

I ftohti s'kishte trokitur në portë,
oh, ajo nuk hapet prej shumë kohësh.
Me dashuri përpiqesha ta mbështillja,
atë dimër ish e pambrojtur, e dobët.

Streha e kujtimeve që s'vdesin kurrë
lagej e vjetrohej përpara syve të mi,
fotot, librat si dhe globet e dëborës
në gjoksin tim i mbështolla si fëmijë.

U zgjova, jastëku ishte krejt i qullur,
s'kuptoja: ishin lotët a shirat pafund.
Më dhimbte zemra, dimri ishte spostuar,
të ftohtë dhe mornica ndjeja në trup.

Pashë në ëndërr shtëpinë në Tiranë
dhe shpirti mu mbulua me trishtim:
shirat e lagnin nga të gjitha anët,
erërat e rrihnin fort e pa mëshirë.

Streha e kujtimeve që s'vdesin kurrë
lagej e vjetrohej përpara syve të mi,
fotot, librat si dhe globet e dëborës
në gjoksin tim i mbështolla si fëmijë.
Komente 0