
Irma Kurti
Në Shpirtin Tim Bie Shi
Në Shpirtin Tim Bie Shi
Kënga është përshtatur me një tekst nga vetë artistja. Poezia është shkëputur nga libri "Nuk është ky deti", botuar në Tiranë, 2016. Irma Kurti: "Kjo këngë i dedikohet babait tim të shtrenjtë, Hasan Kurti. Në ato ditë të sëmundjes së tij që pikonin lot dhe shpresë, ai më buzëqeshte përmes dhembjeve dhe, teksa më mbante dorën, në heshtje më thoshte mijëra fjalë dashurie. Dashuria për babain është mall, nostalgji, forcë dhe kujtime që nuk vdesin kurrë...".
Teksti :: Song Lyrics
Më mungojnë shumë bisedat tona baba,
pasditeve të gjata në qytetin e huaj,
në humnerën e heshtjes ku ti ke rënë
padyshim, që më ke tërhequr edhe mua.
Në dhomën e spitalit pa asnjë dritare,
ka ditë që me ty flas e flas pa pushim,
oh, sa puthje të kam dhuruar, në jetë
jo kurrë nuk t'i kam dhënë, me siguri.
Baba dëgjomë, është e vërtetë gjithçka
që të them dhe ky boshllëk nëpër ditë,
derisa belbëzoj se koha është e keqe,
e zymtë dhe e ftohtë, plot me re e shi.
Nuk mund të tregoj se dielli buzëqesh,
se lindin jetë, lulet po hedhin shtat,
sepse ti e adhuroje stinën e pranverës
por tani i burgosur je në këtë shtrat.
Jashtë dhe në shpirtin tim bie shi...
pasditeve të gjata në qytetin e huaj,
në humnerën e heshtjes ku ti ke rënë
padyshim, që më ke tërhequr edhe mua.
Në dhomën e spitalit pa asnjë dritare,
ka ditë që me ty flas e flas pa pushim,
oh, sa puthje të kam dhuruar, në jetë
jo kurrë nuk t'i kam dhënë, me siguri.
Baba dëgjomë, është e vërtetë gjithçka
që të them dhe ky boshllëk nëpër ditë,
derisa belbëzoj se koha është e keqe,
e zymtë dhe e ftohtë, plot me re e shi.
Nuk mund të tregoj se dielli buzëqesh,
se lindin jetë, lulet po hedhin shtat,
sepse ti e adhuroje stinën e pranverës
por tani i burgosur je në këtë shtrat.
Jashtë dhe në shpirtin tim bie shi...
- Publikimi: 08/11/2025
- Ora: 15:09
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0