TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Hape Dritaren
Irma Kurti
Hape Dritaren

Për këtë këngë ka punuar tekstin vetë këngëtarja.
 Poezia është shkëputur nga libri "Nuk është ky deti", Tiranë, 2016.

Teksti :: Song Lyrics

Hape dritaren, nuk jetohet në errësirë,
lëre ajrin të depërtojë në çdo kthinë,
dritën, me të gjitha reflekset e saj,
tingujt, dridhjet, emocionet të hyjnë.

Ti mendon se unë s'kam provuar vuajtje
dhe nga shpirti im s'kanë rrjedhur lot?
S'do mjaftonte një ditë të të tregoja,
s'do mjaftonin as javët, muajt, më beso.

Askush nuk më kuptoi në të gjitha herët
kur jam vrarë e dhimbje kam pasur plot,
ashtu si në film horror më ka ndodhur:
doja të ulërija por nuk kam mundur dot.

Kishte ditë, muaj, vite kur në këtë botë
ndihesha më e vetmuar se sa vetmia vetë,
tanimë, si mjegull është tretur gjithçka,
rrezja e diellit vjen më puth çdo mëngjes.
Komente 0