TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Me Sa Duket
Irma Kurti
Me Sa Duket

Kënga është përshtatur me vargje nga vetë artistja.
 Poezia është shkëputur nga libri "100 poezi" botuar nga Youcanprint, 2024.

Teksti :: Song Lyrics

Më fal që nuk munda të ta kthej
buzëqeshjen, të të sjell gëzimin
e venitur diku, shakatë, bisedat,
shkujdesjen tënde, atë magji që
të mbështillte dikur.

Më fal që nuk munda të të ngre
nga errësira ku ke rënë, me fjalë,
me gjeste e me shpirt. Të lashë
në ankthin e ëndrrave të tua, në
kthetrat e një vetmie pa kufij.

Një tjetër shpirt duhej të kisha,
të skalitur me dhembje e durim.
Me sa duket edhe unë isha veç
një gjethe vjeshte e brishtë nën
qiellin e mbushur me re stuhish.

Më fal që nuk munda të ta kthej
buzëqeshjen, të të sjell gëzimin
e venitur diku, shakatë, bisedat,
shkujdesjen tënde, atë magji që
të mbështillte dikur.
Komente 0