
Irma Kurti
Bimë Gjysmë E Çelur
Bimë Gjysmë E Çelur
Për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues vetë këngëtarja.
Teksti :: Song Lyrics
Dielli sot ka lindur herët,
nuk më ngrohin rrezet e tij.
Unë jam bimë gjysmë e çelur,
gjysmë e tharë sepse zemrën
e kam atje larg.
Në shtëpinë time ku fle pak
se më zgjon pa gdhirë kënga
e një këndezi, këtij fqinji që
me mua jeton në kryeqytet
e ndiej diçka, ndoshta mall.
Atje ku nuk ka as semaforë,
ku shpirti s’gjen jo paqe e
politika ditën të helmon;
ku plot kujtime përgjojnë
në çdo cep dhe në çdo skaj.
Dielli sot ka lindur herët,
nuk më ngrohin rrezet e tij.
Unë jam bimë gjysmë e çelur,
gjysmë e tharë sepse zemrën
e kam atje larg.
nuk më ngrohin rrezet e tij.
Unë jam bimë gjysmë e çelur,
gjysmë e tharë sepse zemrën
e kam atje larg.
Në shtëpinë time ku fle pak
se më zgjon pa gdhirë kënga
e një këndezi, këtij fqinji që
me mua jeton në kryeqytet
e ndiej diçka, ndoshta mall.
Atje ku nuk ka as semaforë,
ku shpirti s’gjen jo paqe e
politika ditën të helmon;
ku plot kujtime përgjojnë
në çdo cep dhe në çdo skaj.
Dielli sot ka lindur herët,
nuk më ngrohin rrezet e tij.
Unë jam bimë gjysmë e çelur,
gjysmë e tharë sepse zemrën
e kam atje larg.
- Publikimi: 29/11/2025
- Ora: 13:52
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0