
Irma Kurti
Në Përqafimin Tënd
Në Përqafimin Tënd
Për këtë këngë ka punuar tekstin vetë artistja.
Teksti :: Song Lyrics
Në Përqafimin Tënd
Ty tani sapo të zuri gjumi,
unë druhem frymë të marr.
Nga këndi i dritares, mijëra
yje më vështrojnë nga lart.
Nuk e kuptoj fare se ç’ndien.
Sa i largët më dukesh dhe ti!
Ndonëse në mesazhet e tua
me vete më mban gjithnjë.
Pastaj largohesh, largohesh,
takimet - të rralla nëpër ditë.
Më duhet që ta rikrijoj jetën
pa ty e me ty, pa ty e me ty.
Ti diçka mërmërit në gjumë,
në ëndrrat e tua s’kam vend.
Kot shtiremi, pasion’ i çmendur
dashuri kurrë s’mund të jetë!
Ne të dy qëndrojmë përqafuar.
Po fle, veç pak çaste më parë
stuhi e ndjenjave na bashkoi.
Gjumi më është arratisur larg.
Nuk kam vend në ditët e tua,
të takoj gjithnjë e më rrallë.
S’kam vend në ëndrrat e tua,
duhet ta braktis këtë shtrat!
Ty tani sapo të zuri gjumi,
unë druhem frymë të marr.
Nga këndi i dritares, mijëra
yje më vështrojnë nga lart.
Nuk e kuptoj fare se ç’ndien.
Sa i largët më dukesh dhe ti!
Ndonëse në mesazhet e tua
me vete më mban gjithnjë.
Pastaj largohesh, largohesh,
takimet - të rralla nëpër ditë.
Më duhet që ta rikrijoj jetën
pa ty e me ty, pa ty e me ty.
Ti diçka mërmërit në gjumë,
në ëndrrat e tua s’kam vend.
Kot shtiremi, pasion’ i çmendur
dashuri kurrë s’mund të jetë!
Ne të dy qëndrojmë përqafuar.
Po fle, veç pak çaste më parë
stuhi e ndjenjave na bashkoi.
Gjumi më është arratisur larg.
Nuk kam vend në ditët e tua,
të takoj gjithnjë e më rrallë.
S’kam vend në ëndrrat e tua,
duhet ta braktis këtë shtrat!
- Publikimi: 30/11/2025
- Ora: 14:27
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0