
Irma Kurti
Besoj Vetëm Tek Ti
Besoj Vetëm Tek Ti
Kënga vjen me vargje nga vetë artistja. Poezia është shkëputur nga libri "Nuk është ky deti", Tiranë, 2016.
Teksti :: Song Lyrics
Shiu godet mbi gjethet e mëdha
e të thara me ritëm melankolik.
Nga mesha e së dielës njerëzit
me hapa të ngadaltë dalin tani.
Plakat sytë i hedhin nga qielli
e shiu vrapin e pushon një çast,
pak minuta, sa u duhet të ndajnë
të rejat më të fundit në fshat.
Le të besojnë në çfarëdo perëndi,
të luten e adhurojnë cilindo zot,
unë besoj tek drita, buzëqeshja,
te paqja pafund që ti më dhuron.
Unë besoj vetëm tek ti...
e të thara me ritëm melankolik.
Nga mesha e së dielës njerëzit
me hapa të ngadaltë dalin tani.
Plakat sytë i hedhin nga qielli
e shiu vrapin e pushon një çast,
pak minuta, sa u duhet të ndajnë
të rejat më të fundit në fshat.
Le të besojnë në çfarëdo perëndi,
të luten e adhurojnë cilindo zot,
unë besoj tek drita, buzëqeshja,
te paqja pafund që ti më dhuron.
Unë besoj vetëm tek ti...
- Publikimi: 11/12/2025
- Ora: 16:49
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0