
Irma Kurti
Kukulla E Fëmijërisë
Kukulla E Fëmijërisë
Autore e tekstit është vetë artistja.
Teksti :: Song Lyrics
S’më duket e vërtetë: për pak ditë
çelësat e apartamentit tim do kem.
Kujtimet, si fragmente të një jehone,
s’më lenë të qetë në asnjë moment.
Më zgjon ëndrra ime e fëmijërisë
për një shtëpi të bukur, dritë plot,
me dritare që i përkëdhelte dielli
e për gjithë lodrat e mia- një dhomë.
Por ja që unë nuk kisha as lodrat,
veçse një kukull të vogël lakuriqe,
që e vishja vetëm në ëndrrat e mia,
e trembur me mua flinte gjithnjë.
Kalonin vitet, e prekja ëndrrën,
po pastaj më largohej, tretej diku
në flokë, në rrudha më strehohej
dhe ne të dyja u plakëm kështu.
Në një cep të valixhes e kam vënë
kukullën - atë relikte fëmijërie,
me vete do ta marr në shtëpinë e re
të mbuluar... me dashurinë time.
çelësat e apartamentit tim do kem.
Kujtimet, si fragmente të një jehone,
s’më lenë të qetë në asnjë moment.
Më zgjon ëndrra ime e fëmijërisë
për një shtëpi të bukur, dritë plot,
me dritare që i përkëdhelte dielli
e për gjithë lodrat e mia- një dhomë.
Por ja që unë nuk kisha as lodrat,
veçse një kukull të vogël lakuriqe,
që e vishja vetëm në ëndrrat e mia,
e trembur me mua flinte gjithnjë.
Kalonin vitet, e prekja ëndrrën,
po pastaj më largohej, tretej diku
në flokë, në rrudha më strehohej
dhe ne të dyja u plakëm kështu.
Në një cep të valixhes e kam vënë
kukullën - atë relikte fëmijërie,
me vete do ta marr në shtëpinë e re
të mbuluar... me dashurinë time.
- Publikimi: 13/12/2025
- Ora: 18:36
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0