
Irma Kurti
Të Shoh Kaq Qartë, Baba
Të Shoh Kaq Qartë, Baba
Këngën e punoi vetë artistja. Irma Kurti: "Këtë poezi e kam shkruar pak kohë pasi babai im u nis në udhëtimin pa kthim, kur boshllëku brenda meje ishte aq i madh sa më dukej sikur do të më vriste, kur portretin e tij e shikoja aq të kthjellët përpara meje, sa më dukej sikur ne të dyve na ndante vetëm një hap...".
Teksti :: Song Lyrics
Ndodh që portretin tënd e kam aq pranë,
qeshjen dhe vështrimin tënd të ngrohtë,
krahët e tu që në përqafim më mbulojnë.
Ndodh që të shoh kaq qartë, pavarësisht
se ka mjegull e bën ftohtë atje jashtë,
se bien pareshtur shira e diell nuk ka.
Prania jote e dëlirë dhe e pastër si ti
e kapërcen mendimin që s'ndodhesh
këtu, jeta i gjen të gjitha ngjyrat, si dikur.
Të shoh kaq qartë, sa më duket një çudi
që s'mundem të të përqafoj plot me mall,
që s'mundem të flas pafund me ty, baba!
Ndodh që portretin tënd e kam aq pranë,
qeshjen dhe vështrimin tënd të ngrohtë,
krahët e tu që në përqafim më mbulojnë.
qeshjen dhe vështrimin tënd të ngrohtë,
krahët e tu që në përqafim më mbulojnë.
Ndodh që të shoh kaq qartë, pavarësisht
se ka mjegull e bën ftohtë atje jashtë,
se bien pareshtur shira e diell nuk ka.
Prania jote e dëlirë dhe e pastër si ti
e kapërcen mendimin që s'ndodhesh
këtu, jeta i gjen të gjitha ngjyrat, si dikur.
Të shoh kaq qartë, sa më duket një çudi
që s'mundem të të përqafoj plot me mall,
që s'mundem të flas pafund me ty, baba!
Ndodh që portretin tënd e kam aq pranë,
qeshjen dhe vështrimin tënd të ngrohtë,
krahët e tu që në përqafim më mbulojnë.
- Publikimi: 13/12/2025
- Ora: 15:36
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0