TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Ti Vallëzon Me Yjet
Irma Kurti
Ti Vallëzon Me Yjet

Këngën e punoi vetë këngëtarja.
 Poezia i dedikohet balerinës Rivja Fiora në Itali, ëndrrat e së cilës u shkëputën në moshë fare të re, pikërisht kur jeta po i buzëqeshte dhe po i hapte dyert e suksesit. Një homazh për talentin, mirësinë dhe kujtimin që ajo la tek të gjithë njerëzit, që patën fatin ta njohin nga afër...

Teksti :: Song Lyrics

Ti s'e di se ç'do të thotë të jetosh
me kujtimin dhe me emrin tënd,
në heshtjen e frikshme, të thellë
rrahjet e kësaj zemre të ndjesh.

Të presësh në errësirën e natës,
të mbyllësh sytë e ëndërrosh ty,
për të të thënë ca fjalë dashurie,
për të humbur në një përqafim.

Të shoh të bukur si një ëndërr
me hapa të lehtë tek vallëzon ti,
jeta fshehurazi e skicon rrugën
me nuanca të zymta, ngjyra gri.

Shfletoj fotot, buzëqeshja jote
është rreze dielli në perëndim,
në sfond muzika që ti pëlqeje
ka humbur fjalët e çdo kuptim.

Dëgjoj zërin tënd, tretet në erë,
tani në një jehonë është kthyer,
një çast rri me mua e më prek,
pastaj ngjitesh, vallëzon me yjet.

VIDEOKLIPE

Komente 0