TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Shpirt I Uritur
Irma Kurti
Shpirt I Uritur

Për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues vetë artistja.

Teksti :: Song Lyrics

Veç shiu erdhi të më përshëndesë.
Në duar mbaj një valixhe të vogël,
asnjë luks s'duhet për të veshur
trupin tim të sfilitur e të dobët.

Ndërrova vende, gjuhë edhe zakone,
e pasur s'munda të bëhem asnjëherë,
e megjithatë kam qenë e kujdesshme
që shpirti i uritur të mos mbetej.

Çdo ditë jam munduar që ta ushqej
me muzikë, një drithërimë, emocion,
në udhëtime të largëta e dërgoja
kur si akord violine ndihej poshtë.

Rrobat e pakta spostohen e lëvizin,
e lehtë valixhja, por shpirti plot,
kujtimet prekin, kapërcejnë kufijtë
dhe në dimër më mbajnë ngrohtë.
Komente 0