TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Poezitë E Krishtlindjes
Irma Kurti
Poezitë E Krishtlindjes

Autore e tekstit është vetë këngëtarja.

Teksti :: Song Lyrics

Përtej
xhamit
me flokë
dëbore
artificiale
ndihet
trokitja
e shpejtë
e takave
si trokëllima
e patkonjve
të kuajve,
tinguj
orkestre
të çjerrë,
rendja
për të blerë
dhuratat
e fundit
për Krishtlindje.

Pranë
zjarrit
ne të dy
me një gotë
verë
të kuqe
në duar.

Ti më lexon
poezi,
rimat
thyhen
në buzët
e tua,
vargjet
gjejnë
një shteg
dhe hyjnë
më shpejt
në shpirtin
tënd
në shpirtin
tim.
Komente 0