
Irma Kurti
Në Gishta Mbaj Akull
Në Gishta Mbaj Akull
Për këtë këngë ka punuar tekstin vetë artistja. Poezia është shkëputur nga libri "Humbur mes ngjyrash", botuar nga Youcanprint, 2022.
Teksti :: Song Lyrics
Doja vetëm të ta dëgjoja zërin,
zemra do t'më çelej me dritë,
përmes telit të telefonit, si një
burim do të rridhte gëzimi im.
Cicërima zogjsh, petale lulesh,
pranverë do të mbaja në duar,
këtë botë të frikshme e kaotike
do ta shihja me sy të dashuruar.
Doja vetëm të ta dëgjoja zërin,
të prekja me duar lumturinë,
por gishtat mërdhijnë tashmë -
edhe në ta mbaj akull e ngricë.
Doja vetëm të ta dëgjoja zërin,
zemra do t'më çelej me dritë,
përmes telit të telefonit, si një
burim do të rridhte gëzimi im.
zemra do t'më çelej me dritë,
përmes telit të telefonit, si një
burim do të rridhte gëzimi im.
Cicërima zogjsh, petale lulesh,
pranverë do të mbaja në duar,
këtë botë të frikshme e kaotike
do ta shihja me sy të dashuruar.
Doja vetëm të ta dëgjoja zërin,
të prekja me duar lumturinë,
por gishtat mërdhijnë tashmë -
edhe në ta mbaj akull e ngricë.
Doja vetëm të ta dëgjoja zërin,
zemra do t'më çelej me dritë,
përmes telit të telefonit, si një
burim do të rridhte gëzimi im.
- Publikimi: 29/12/2025
- Ora: 17:25
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0