
Irma Kurti
Në Bregdetin E Vendit Tim
Në Bregdetin E Vendit Tim
Këngën e punoi vetë artistja. Poezia është shkëputur nga libri "Mesazhe nga lart" botuar nga ADA, 2018.
Teksti :: Song Lyrics
Shëtisim në bregdetin e vendit tim
të dy, era na rreh si një e marrë,
bluja e qiellit mbi ujë reflektohet
edhe në shpirt na depërton ngadalë.
Mes të rinjve më mbështjell alegria,
mrekullohem nga kjo bukuri pa fjalë,
drita lokalesh seç notojnë mbi ujë,
dridhen porsi një gotë me shampanjë.
Qentë e vetmuar na shoqërojnë tani,
pakëz dashuri me siguri po kërkojnë.
Janë pjesë e shëtitjes në bregdetin
e vendit tim, që është unik në botë!
Shëtisim në bregdetin e vendit tim
të dy, era na rreh si një e marrë,
bluja e qiellit mbi ujë reflektohet
dhe në shpirt na depërton ngadalë.
të dy, era na rreh si një e marrë,
bluja e qiellit mbi ujë reflektohet
edhe në shpirt na depërton ngadalë.
Mes të rinjve më mbështjell alegria,
mrekullohem nga kjo bukuri pa fjalë,
drita lokalesh seç notojnë mbi ujë,
dridhen porsi një gotë me shampanjë.
Qentë e vetmuar na shoqërojnë tani,
pakëz dashuri me siguri po kërkojnë.
Janë pjesë e shëtitjes në bregdetin
e vendit tim, që është unik në botë!
Shëtisim në bregdetin e vendit tim
të dy, era na rreh si një e marrë,
bluja e qiellit mbi ujë reflektohet
dhe në shpirt na depërton ngadalë.
- Publikimi: 08/01/2026
- Ora: 17:18
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0