TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Në Një Rrugë Pa Emër
Irma Kurti
Në Një Rrugë Pa Emër

Kënga është përshtatur me vargje nga vetë artistja.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Sonte, në një rrugë pa emër,
me pak njerëz dhe shumë lule,
nuk di se si më erdhe papritur
e lehtas në mendje ti m'u ule.

Ndoshta nuk të kujtohet asgjë.
S'e kuptova kurrë ku isha unë
në zinxhirin tënd të njohjeve
pa një fillim dhe pa një fund.

Më mbaje përdore, unë, gruaja
transformohesha në një fëmijë,
një vend më i mirë ishte bota,
me bukurinë e dëlirë të poezisë.

Simpati, mllef e shpesh dimër
mbizotërojnë brenda meje tani,
je vetëm një hallkë zinxhiri,
lumturinë e takova edhe pa ty.

Sonte, në një rrugë pa emër,
me pak njerëz dhe shumë lule,
nuk di se si më erdhe papritur
e lehtas në mendje ti m'u ule.
Komente 0