TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Rrëmujë Ndjenjash
Irma Kurti
Rrëmujë Ndjenjash

Kënga vjen me tekst të shkruar nga vetë artistja.
 Kjo këngë i kushtohet emigrantëve, që ashtu si unë, jetojnë një pështjellim ndjenjash, të ndarë midis dy vendeve, midis dy tokave dhe kulturave...

TEKSTI :: SONG LYRICS

Udhëtimi i kthimit
në një tren që rend
mbi shina kujtimesh.
Tokë e huaj më priti
me furtunë e me shi,
në çdo pikë ndieja
nostalgji në shpirt.

Në pragun e shtëpisë
po kërkoja aromën
e mobilieve, mureve,
kishte humbur diku.
Mungesa ime e ulur
mbi grimca pluhuri
sendesh të tkurrura.

Zemra është rrëmujë
ndjenjash vërtet:
shpesh të dy tokave
unë i përkas. Shpesh
ndihem e pambrojtur
si një trup lakuriq
në akull dhe ngricë.

Zemra është rrëmujë
ndjenjash vërtet:
shpesh të dy tokave
unë i përkas. Shpesh
ndihem e pambrojtur
si një trup lakuriq
në akull dhe ngricë.
Komente 0