TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Nuk Kam Më Kohë
Irma Kurti
Nuk Kam Më Kohë

Autore e tekstit është vetë këngëtarja, ndërsa për orkestrimin u kujdesën Aleksandër Kolshi. U mendua edhe për teleshikuesit, ndaj projekti në fjalë u përcoll në tregun e gjerë të muzikës i punuar këndshëm me një videoklip, video produksioni i të cilit u punua nga Arben Hyska. Ky spot muzikor është publikuar online më 17 Janar 2026 dhe që nga dita e parë u pëlqye tejet mase.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Nuk kam më kohë të telefonoj njerëz
që nuk përgjigjen kurrë, të dhuroj një
mal me dashuri për ata që s'janë gjë
tjetër veçse një masë akulli e ngurtë.

Nuk kam kohë as të shkruaj letra
me fjalë të ngrohta që në shpirt arrijnë,
ato si mijëra zogj shtegtarë të lodhur
ndalen në rrugë e nuk shkojnë fluturim.

Nuk kam më kohë. Nuk kam më kohë
të pres të më thonë një fjalë të mirë
ata që nuk mund ta shqiptojnë dot,
sepse në zemër kanë akull e ngricë.

Nuk kam më kohë. Nuk kam më kohë
të pres të më thonë një fjalë të mirë
ata që nuk mund ta shqiptojnë dot,
sepse në zemër kanë akull e ngricë.

II.

Nuk kam më kohë të derdh lot si lumë
dhe të vuaj për të tjerë, për ata që s'duan
të dëgjojnë, që tregojnë vetëm për veten,
nuk të pyesin kurrë: "Ti si je?".

Nuk kam kohë as të shkruaj letra
me fjalë të ngrohta që në shpirt arrijnë,
ato si mijëra zogj shtegtarë të lodhur
ndalen në rrugë e nuk shkojnë fluturim.

VIDEOKLIPE

Komente 0