
Irma Kurti
Xixëllonjat
Xixëllonjat
Kënga vjen me tekst nga vetë artistja.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Fëmijëria ime -
ajo rendje e pafat
për të kapur xixëllonja.
Kur i kisha në duar,
shpesh m’i rrëmbenin
e nisja t’i ndiqja prapë.
Rinia ime -
ai vrapim i shkujdesur
për të prekur ëndrrat.
Të tjerët pabesisht
përpiqeshin t’m’i grabitnin,
si atëhere - xixëllonjat.
Tashmë hapat e mia
janë ngadalësuar.
Duart janë lodhur
e djegur
duke ndjekur
xixëllonjat- ëndrra.
Tashmë hapat e mia
janë ngadalësuar.
Duart janë lodhur
e djegur
duke ndjekur
xixëllonjat- ëndrra.
ajo rendje e pafat
për të kapur xixëllonja.
Kur i kisha në duar,
shpesh m’i rrëmbenin
e nisja t’i ndiqja prapë.
Rinia ime -
ai vrapim i shkujdesur
për të prekur ëndrrat.
Të tjerët pabesisht
përpiqeshin t’m’i grabitnin,
si atëhere - xixëllonjat.
Tashmë hapat e mia
janë ngadalësuar.
Duart janë lodhur
e djegur
duke ndjekur
xixëllonjat- ëndrra.
Tashmë hapat e mia
janë ngadalësuar.
Duart janë lodhur
e djegur
duke ndjekur
xixëllonjat- ëndrra.
- Publikimi: 28/01/2026
- Ora: 16:47
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0