TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Ishulli Ynë
Irma Kurti
Ishulli Ynë

Për këtë këngë ka punuar tekstin vetë artistja.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Sa diell e muzikë kishin ditët
tona, sa ëndrra edhe magji!
Ne ecnim përdore dhe ishte
yni ai ishull.

Doja t'u gjeja ditëve një emër.
Ishte e vështirë. Nuk i shihja
se si rrëshqitnin pa u ndalur:
grimca rëre në gishtat e mi.

Vështrimet tona seç zbulonin
ndjenjën, pasionin në prekje!
Mendonim se nuk ekzistonin
vuajtjet, dhembjet, as vdekjet.

Tani ëndërroj ta shkel sërish
atë ishull, të çmallem me të
sikur edhe për një çast. Mbi
supe do të hedh një shall të
thurur me braktisje, lot e mall...
Komente 0