TEKSTESHQIP
Irma Kurti - Në Kërkim Të Një Dite Tjetër
Irma Kurti
Në Kërkim Të Një Dite Tjetër

Kënga vjen me tekst nga vetë këngëtarja.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Shiu i zemëruar rreh çadrat e pakta
në këtë ditë të zymtë me nuanca gri,
si lule shumëngjyrëshe atje - këtu,
në duart e njerëzve ato kanë mbirë.

Përshëndetja ime në prag të portës -
e ftohtë, e shpejtë, si era që fryn sot.
Po iki larg njerëzve, larg tim shoqi,
larg së përditshmes me zë monoton.

Askush s’më pret, askush s’më njeh,
qyteti që kam zgjedh s’është pranë.
E di, sa të vendos këmbën në tokë,
mjegulla do të më mbulojë si jorgan.

Unë jam në kërkim të një dite tjetër
që shpirtin me ëndrra t’ma mbushë,
të rend për t’i kapur ashtu si vrapoja
pas mijëra fluturave të bardha dikur.

Dhe pse dita s’ofron një rreze dielli,
s’do të mungojnë atje të dashuruarit,
gondolat pa ritëm do të lëkunden
si një mirazh i largët dhe i harruar.

Ëndrrat nuk kanë nevojë të trokasin,
tek unë natyrshëm ato do të rihyjnë,
e njoh magjinë që Venecia më zgjon
dhe në një ditë si kjo, me ngjyrë gri.
Komente 0